Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur ka ndodhur në Rrogozhinë. Nga burimet zyrate mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina.

“Në Rrogozhinë, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej drejtuesve shtetasi T. M., rreth 54 vjeç, ndërsa 3 shtetas të tjerë janë dërguar në spital, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.