Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sauk – Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Sofra e Ariut”. Bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Aksident në aksin rrugor Sauk – Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Sofra e Ariut.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Sipas informacionit paraprak janë dy të plagosur, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traunës.