Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë- Kavajë.

Bazuar në informacionet paraprake, dyshohet se automjeti ku po udhëtonin dy personat ka humbur kontrollin për shkak të motit të keq.