Një çiklomotor është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e tyre.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Sukth-Manëz një ditë më parë. Shtetasi A.B, vjeç 29, banues në Sukth, dyshohet se duke drejtuar çiklomotorin tip “Dayang” është përplasur me biçikletistin, shtetasin I.R., vjeç 75, banues po në Sukth, njofton policia.

Aktualisht bëhet me dije se ndodhen të dy në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për 29-vjeçarin A.B.