Një makinë policie ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy efektivë policie në Lezhë.

Sipas të dhënave të fundit, makina e policisë ka qenë në ndjekje të një automjeti në të cilin udhëtonte një person i dyshuar, i shpallur në kërkim.

Nuk ka ende informacione nëse automjeti që po ndiqte policia është ndaluar apo jo. Dy efektivët e policise ndodhen të shtruar në spital.