Aksidentohen dy shqiptarë në Greqi, njëri humb jetën

23/01/2020 - 11:03

Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qytetin e Selanikut në Greqi.

Viktima po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një makinë shkruajnë mediat greke. Automjeti që u përfshi në aksident, drejtohej nga një vajzë 21-vjeçare me origjinë shqiptare.

Në vendngjarje shkuan me urgjencë ekipet e emergjencës, për t’i dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit shqiptar. Për fat të keq, ky i fundit nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia greke po kryhen hetime për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe.

Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Tiranë- Durrës, ku janë përfshirë tre automjete, fatmirës

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Michigan, SHBA, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, n

14 shkurti do të shenjonte një tragjedi në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj do të humbnin jetën, e nd

Në vijim të operacionit "Trajektorja",  zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në

“Nuk kam konflikte me askënd. Jam një njeri i lirë. S’kam pasur asnjë shqetësime”.

Ka hyrë në ditën e katërt greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem.

Një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të djeshëm në provincën e Trevisos, i ka marrë jetën një shqiptareje.

Një shqiptar është arrestuar në Gjermani ditën e sotme, pasi në makinë iu gjet një sasi e konsiderueshme kokaine.