Një aksident rrugor me pasojë një të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në rrugët e kryeqytetit, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Një motor është përplasur me një automjet dhe më pas është rrëzuar në rrugë.

Një autoambulancë dhe një prani e shtuar e forcave të Policisë Rrugore shkuan në vendngjarje.

Sakaq, edhe trafiku u rëndua si pasojë e këtij aksidenti.