Dy persona janë përplasur me motoçikletë në aksin rrugor Gramsh-Kodoviat. Motoçikleta drejtohej nga 30-vjeçari S.H., i cili humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë u përplas me barrierën anësore.

Policia sqaron se shtetasi S.H., 30 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, të Gramshit, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri shtetasi A.H., 11 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. 30-vjeçari u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.