Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është përfshirë sot në një aksident rrugës për në Shkodër.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Balla, me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke shtuar se nuk ka pësuar lëndime.

“Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNjerëzit, makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr që të gjithë jemi mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital””, ka qenë ky postimi i Ballës në Twitter.