Aksidentohet një i mitur në lagjen nr.17 të Durrësit. Ngjarja e rëndë eshte regjistruar pak minuta më parë.

“Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”,- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit që u largua menjëherë pas përplasjes.