Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur një ditë më parë në Durrës, në rrugën Durrës-Spitallë.

22-vjeçari K.Gj., i cili është prangosur, ka përplasur me mjetin e tij "Peugeot" të moshuarin Z.A., i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 21.08.2019, u arestua  në flagrancë shtetasi K. Gj., 22 vjeç, banues në  Durrës, pasi në rrugën Durrës – Spitallë,  duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e traumës Tiranë shtetasin Z. A.,  77 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar në nenin 290/2 të Kodit Penal.