Aksidentohet makina e ambasadës ruse, lëndohet shoferi

10/07/2019 - 18:24

Një aksident ka ndodhur sot në Librazhd, ku është përfshirë makina e ambasadës ruse. Aksidenti ka ndodhur tek kthesa e Murrashit, ku mjeti tip “Benz” i diplomatëve rusë ka humbur kontrollin.

Mësohet se i plagosur në aksident ka mbetur shoferi i mjetit të ambasadës, ndërsa ende nuk dihet nëse diplomati Alexandër Karpushin ka qënë në mjet në momentin e përplasjes.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mediat italiane kanë publikuar foton e një të moshuari shqiptar që rezulton i zhdukur.

Efektivët e policisë së Tiranës kanë vënë në pranga 4 persona të shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Një ditë pas shpërthimit të bombolës së gazit në një argjendari në zonën e ish-Bllokut, ku u plagosën 5 persona mes tyre dhe pronarët Sok

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në Lodi, pasi janë konstatuar se po tentonin të hynin në një banesë nga ballkoni i

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, me pasojë plagosjen e katër personave.

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe prostitucion.

Një 61-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte.