Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë.

Nuk ka ende informacion për identitetin e viktimës dhe të plagosurit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndonëse paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë.