Mbrëmjen e sotme kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është përfshirë në aksident me makinë, në rrugën e Rinasit.

Makina në të cilën udhëtonte Kurti, është përplasur me një nga automjetet e policisë, por pa lëndime serioze, siç duket edhe nga fotot e publikuara nga JOQ.

Kurti ndodhet sot në Tiranë, për të festuar fitoren e tij në zgjedhjet e mbajtura pak ditë më parë në Kosovë, ku doli forcë e parë.