Një automjet luksoz tip “Benz” është aksidentuar mesditën e kësaj të shtune në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës te sheshi “Shqiponja”.

Makina ka humbur kontrollin dhe si pasojë e shpejtësisë, ka hyrë mes për mes trafikndarëses duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Sipas informacioneve paraprake, “DurrësLajm” mëson se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Pavarësisht mbërritjes së uniformave blu në vendin e ngjarjes, aksidenti ka sjellë trafik tejet të rënduar në autostradë. Në sensin Tiranë-Durrës, mjeteve të shumta u është dashur rreth 30 minuta për të kaluar trafikun.