Përplasja e një trajleri me një motor në portin e Durrësit ka shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Siç shihet edhe nga pamjet e filmuara nga operatori i DurrësLajm, në vendngjarje ndodhet autoambulanca që ka bërë transportimin e të plagosurit dhe policia që ka nisur hetimet për ngjarjen.

Nuk dihet ende identiteti i personit të aksidentuar.

(VIJON)