Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Unazës së re në Tiranë.

Një makinë ka përplasur një qytetar me biçikletë, ndërsa sipas raportimeve të qytetarëve ambulanca ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes, ndonëse kemi të bëjmë me një zonë të mbipopulluar në kryeqytet.

Fotot që publikon Gazeta Express tregojnë qytetarin e shtrirë në rrugë dhe njolla gjaku në asfalt.