Një i ri shqiptar është përfshirë në një aksident rrugor në Itali.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptari duke drejtuar një furgon ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore.

Kalimtarët e rastit kanë njoftuar menjëherë policinë, ndërsa i riu 25-vjeçar me iniciale A.T., u transportua drejt spitalit me urgjencë me ndihmën e një helikopteri.

Media shkruajnë se përplasja ka qenë e fortë dhe i riu ka marrë dëmtime të rënda.