23/02/2021 - 08:09
Një aksident me pasojë vdekjen e 22-vjeçarit Redon Zefi ka ndodhur sot në aksin Laç-Patok në Kurbin.
"Në aksin rrugor Laç-Patok, drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z., 22 vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.", njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
/portali DurresLajm/