Aksidentohet për vdekje gruaja nga Durrësi, arrestohet i riu me BMW

15/07/2018 - 19:52

   Një e moshuar 71-vjeçare nga Durrësi, shtetasja Q.Ç. është aksidentuar për vdekje në kryeqytet, ditën e shtunë, ndërsa është arrestuar drejtuesja e mjetit, shkaktar të aksidentit.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se “u arrestua në flagrancë shtetasja, A.Z, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin tip ‘‘Volkswagen”, ka aksidentuar me vdekje këmbësoren, Q.Ç., 71 vjeç, banuese në Durrës".

Ndërkohë, po në kryeqytet, një e re nga Durrësi ka mbetur e plagosur lehtë, pasi makina tip “Smart”, e drejtuar prej saj, është përplasur nga një 37-vjeçare nga Tirana, që udhëtonte me një “Ford”.

Mësohet se 31-vjeçarja I.D. nga Durrësi është larguar drejt banesës pas mjekimit të marrë në spital, ndërsa policia ka nisur procedimin penal për 37-vjeçaren që shkaktoi aksidentin.

Ndërkohë në Durrës, është arrestuar në flagrancë nga policia rrugore i riu D.D. 27 vjeç. Në momentin e kontrollit nga policia, ai është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugor, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “BMW”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shtetas i mitur i moshës 15 vjeç nga Durrësi, është kapur në flagrancë me 4 doza kanabis sativa.

Arrestimi i Albert Gegës ditën e sotme na ktheu pas në kohë duke risjellë në vëmendje tragjedinë e Butrintit, ku në përpjekje për të kalu

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në kufirin greko-shqiptar.

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë që trafikonin sasi të mëdha të lëndëve n

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e avokatit duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka, i

Policia e Fierit në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, kanë arrestuar në fshatin Kurjan një shtetas të shpal

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor të ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan.

Një nga dy të plagosurit në mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në zonën e ish-bllokut, Eljon Hato, ka një tjetër proces penal në Gjykatën

Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët në qytetin e Taranto-s.

Në kuadër  të vënies në kontroll të tregjeve mbarë vendit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka nisur inspektimin në disa prej tyre.