Aksidentohet për vdekje këmbësori, shoqërohet drejtuesi i mjetit

09/12/2019 - 17:57

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Prezë, në Tiranë. Policia bën me dije se makina ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç, i cili ende nuk është identifikuar.

Këmbësori ishte duke kaluar rrugën Prezë-Vorë, në momentin kur u përplas nga një automjet. Policia ka shoqëruar shoferin, derisa të mësohen shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:56 në fashtin Prezë, Vorë automjeti me drejtues shtetasin A. L ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç.

Si pasojë e demtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një shqiptar i identifikuar si Albert Rami është vënë në pranga, pasi akuzohet për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike. 

Dy vajza kanë mbetur të plagosura gjatë një aksidenti rrugor në rrugën e Rinasit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Peqin, ku dy motora janë përplasur "kokë më kokë" me njëri-tjetrin.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Memaliaj.

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, pronarin e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kun

Një 30-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi ra nga kati i dytë i një ndërtese në Santhià (Vercelli, Itali), ku ai ishte futur së bashku me n

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës, nga strukturat e Ko

Policia ka arrestuar 28-vjeçarin Majkëll Mara nga Korça, i cili shfrytëzonte për prostitucion dhe shpërndarje lëndësh narkotike, të paktë

Një i ri nga Durrësi ka aksidentuar me mjetin e tij “Fiat Punto” një këmbësore dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit duke mo