Arrestohet drejtuesi i mjetit tip “Benz” që aksidentoi një vajzë 6-vjeçare në Korçë. Policia bën me dije se në pranga ka vënë shtetasin Petrika Zhidro, 55 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arestimin në flagrancë të shtetasit: Petrika Zhidro, 55 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr. 7, në Bulevard “Fan Noli” në Korçë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targë KO790A TX, ka aksidentuar shtetasen R.M, 6 vjeçe, banuese në Korçë, e cila po merr ndihmë në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.