Aksidentoi dhe la në rrugë këmbësorin, shpallet në kërkim 54-vjeçari

15/06/2019 - 13:46

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Korçë-Ersekë. Sipas informacioneve nga Policia, lidhur me rastin është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale V.Z., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë drejtimit të automjetit të tipit “Benz”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin Y.M, 48 vjeç, banues në fshatin Ravonik.

Mësohet se i lënduari aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit, pasi ka aksidentuar 48-vjeçarin, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali.

Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme në Mamurras.

Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Drashivicë në Vlorë.

Finalizohet një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrimin e aseteve dhe pasurisë që rrjedhin ng

Ndërhyrja e Policisë ka parandaluar një ngjarje të rëndë brenda familjes në Kukës.

Policia Rrugore në Itali ka raportuar për një ngjarje, në të cilën protagonistë janë edhe shqiptarët.

Përdorimi i gati 19 numrave telefonikë shqiptarë, me anën e të cilave janë kryer 1699 thirrje në drejtim të Gjermanisë, ka sjellë vjedhje

Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në D. V. P.

Policia e Mirditës njofton se ka arrestuar 3 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim policor.