Aksidentoi të rinjtë shqiptarë, italiania: Çfarëdo që të më ndodhë do të jetë e drejtë

12/07/2019 - 22:05

“Jam shumë pranë familjeve të dy të rinjve, nuk më intereson fare se çfarë do të më ndodhë mua. Ajo që do të më ndodhë do të jetë e drejtë”. Kështu mësohet të jetë shprehur nga burgu i Modenas, Irina Vetere, ndërkohë që nuk pushonte së qari.

30-vjeçarja ndodhet në burgun e grave që prej 4 Korrikut, me akuzën e vrasjes së dyfishtë rrugore.

Mbrëmjen e 30 Qershorit, ajo i jepte makinës në gjendje të dehur dhe po kthehej në shtëpinë e saj në Quatro, kur në Statale 45, në afërsi të një diskoteke përplasi për vdekje dy 20-vjeçarët shqiptarë, Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja.

Pas ngjarjes, Vetere ishte shtruar në spital pasi kishte marrë gjithashtu dëmtime gjatë aksidentit, si dhe për shkak të gjendjes së shokut. Ajo u transferua në burg pak ditë më vonë.

Avokati i të resë tha se ajo është në gjendje shumë të rëndë psikilogjike dhe mendon gjatë gjithë kohës për atë që ka bërë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Podgorie.

Përfundon aventura e dy të arratisurve shqiptarë nga burgu i Cassandras në Halkidhiki.

Shërbimi Policor grek ka arritur të shkatërrojë një bandë të shqiptarëve që ka kryer një sërë vjedhjesh nëpër shtëpitë e banorëve në Myko

Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe ar

Një shqiptar është vënë në pranga në Riccione, Itali. Arrestimi i 25-vjeçarit me inicialet O.

Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit, është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkësh

Pasditen e sotme, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë.

Pasditen e sotme, 36-vjeçarja Hazbije Kuka u qëllua thikë nga bashkëshorti i saj Ardiani dhe humbi jetën, ndërkohë që autori i krimit u l

Pasditen e sotme, 36-vjeçarja Hazbije Kuka u qëllua thikë nga bashkëshorti i saj Ardiani dhe humbi jetën, ndërkohë që autori i krimit u l