Aksidentoi për vdekje 5-vjeçarin, arrestohet drejtuesja e mjetit

10/12/2019 - 19:14

Një shtetase 51-vjeçare është arrestuar në flagrancë nga policia në Elbasan, pasi me mjetin e saj tip ‘Fiat’ është përplasur në aksin rrugor Elbasan-Peqin me mjetin tip ‘Volkswagen’, ku për pasojë ka humbur jetën një 5-vjeçar, banues në Peqin.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen: K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”- njofton policia.

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan.

Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit ” Fiat” si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.’

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy orë pas atentatit me dy të plagosur, gjendet një makinë e djegur në Vlorë.

Një nga të plagosurit në Vlorë mbrëmjen e sotme që dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit është Nikollaq Çepaj (Taullaraj) ndodh

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e ndodhur këtë mbrëmje, në qytetin e Vlorës.

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri këtë pasdite në Vlorë.

Polica Kufitare ka vënë nën pranga, ditën e djeshme, një 40-vjeçar nga Saranda, shtetasin A.H., pasi pas kontrollit të automjetit të tij

Drejtësia italiane ka marrë vendimin për dënimin e 2 skafistëve shqiptarë Marjus Meta 38 vjeç dhe Albert Zekolli 36 vjeç të arrestuar në

Një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes është parandaluar ditën e sotme nga forcat policore në Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin V.N., 60 vjeç, banues në Lezhë, pasi

Policia e Tiranës ka arrestuar dy adoleshentë, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh n