Një i ri nga Durrësi ka aksidentuar me mjetin e tij “Fiat Punto” një këmbësore dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit duke mos i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarës.

Grupi hetimor me të marrë njoftimin, menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në pranga ra shtetasi A.Sh., 24 vjeç, banues në Durrës.

Ndërsa shtetësia e dëmtuar, F.Ç., 52 vjeçe, banuese po në Durrës, pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal është larguar për në banesë.

I arrestuari do përballet me drejtësinë për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.