Ka nisur procedimi penal nga policia e Kavajës për një 31-vjeçar, i cili një ditë më parë ka shkaktuar një aksident.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Golemit, kur 31-vjeçari me inicialet I.M ka përplasur një grua dhe vajzën e mitur të saj 2 vjeçe.

Të lënduarat janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 18.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.M, vjeç 31, baunes në Kavajë, pasi në plazhin e Golemit, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar këmbësoren L.SH, vjeç 35, banuese në Golem, dhe vajzën e mitur vjeç 2 të cilat pas mjekimit në spital, u larguan pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.