Gjatë një aksioni të shërbimeve të forcave policore 'Shqiponja' në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi M.J. banues në Elbasan.

Ai akuzohet se gjatë natës kishte vjedhur një dyqan bizhuterie.

Në cilësinë e provës iu bllokuan 16 bizhu të ndryshme të kushtueshme, një palë dara hekuri që shërbenin për shqyerjen e drynave të qepenave, një sqepar, dy kaçavida, një palë pinca, një daltë si dhe 250 mijë lekë.

Nga ana e policisë, po punohet për të zbuluar nëse ka pasur raste të tjera vjedhjesh tē kryera nga ky shtetas.