Aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazh, policia jep detaje: 6 persona nën hetim, 1625 shezllone të sekuestruara

12/07/2018 - 22:35

   Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e forcave policore kryer mbrëmjen e së mërkurës, në Velipojë në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe goditjen e paligjshmërisë dhe për lirimin e hapësirave publike në plazh Velipojë, ku u sekuestruan shezllone dhe u proceduan 6 shtetas për pushtimin e hapësirave publike.

Në këtë kuadër nga strukturat e D. V. P Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër të mbështetura dhe nga FNSH zhvilluan një operacion për lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen e autoriteteve lokale të cilët ushtronin këtë aktivitet në kundërshtim me ligjin duke mos paguar taksat dhe tatimet, është bërë zhbllokimi i hapësirave publike në plazhin Velipojë duke u sekuestruar 1625 shezllone në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të këtij operacioni të përbashkët u proceduan dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:

M. B. 50 vjeç, P. Gj. 44 vjeç, L. M. 47 vjeç, V. M. 31 vjeç, E. M. 24 vjeç, N. M. 61 vjeç, të gjithë banues në Velipojë.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi janë konstatuar se kishin pushtuar hapesira publike në bregdet duke vendosur një numër të konsiderueshëm shezllonesh pa paguar detyrimet përkatëse dhe pa u paisur me dokumentacionin përkatës për aktivitetin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të tyre për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” si dhe ”Pushtimi i tokës”, parashikuar nga nenet 180, 181 dhe 200 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur, ka ndodhur sot në aksin rrugor Qukës-Stavaj të Librazhdit.

Dy ditë më parë, në orët e pasdites ka ndodhur një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër.

Policia italiane ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës.

Një 27-vjeçar ka përfunduar në arrest pasi është kapur me kokainë në automjetin e tij.

Është dënuar me 25 vite burg shqiptari i cili cilësohet si bossi i kokainës në Angli.

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga menxaherin e firmës dhe një nga teknikët, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fabrikën e Çimentos në

Goditet një rast i trafikimit të minave me telekomandë, ndërsa është arrestuar një 28-vjeçar.

Familjarët e 39-vjeçarit që i vuri flakën vetes në makinë kanë treguar se janë të shokuar nga ngjarja.

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në dasmën ku ishte i ftuar, ndërkohë që është proceduar në gjendje të l

Në vijim të zbatimit të Forcës së Ligjit në territor, Seksioni për hetimin e krimit ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe