Aktori i Portokallisë në gjykatë, kërkon 58 mijë €

18/04/2015 - 18:37

18 prill 2015 - Aktori i njohur i humorit Gazmend Paja, ka paditur dy ditë më parë kompaninë e karburanteve “Bolv-Oil”, me të cilën ka realizuar një reklamë, ku i fton të gjithë të përdorin këtë karburant për mjetin e tyre.

Por duket se kompania ende nuk e ka paguar aktorin për këtë reklamë, ndaj ai ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar sigurimin e shumës, që në total arrin në 58 mijë euro.

Në bazë të padisë, rezulton që kompania i detyrohet shumën e 12 mijë eurove aktorit, dhe gjithashtu 46 mijë euro të tjera, si dëm i shkaktuar nga zgjidhja e parakohshme dhe e njëanshme e kontratës, si dhe kamatat ligjore mbi këtë shumë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vogëlushi me origjinë shqiptare Mattia Uruçi, u shua në spitalin e Vicenza-s, ku prej 4 ditësh po luftonte me vdekjen.

Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjyqësore të kryesuar nga Ridvan Hado, ditën e sotme u ka dhënë lirinë mjekëve Viktor Marku dhe Besim L

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënd

Arrestohen në flagrancë dy vëllezër dhe xhaxhai i tyre në Krujë, pasi u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin.

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në burgun Santa Maria Maggiore në Itali.

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord ident

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Shkodër- Lezhë.

Gjendet trupi i pajetë i një 74-vjeçari në lagjen Çlirim të Beratit.

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Përparim.

Sot humbën betejën me COVID-in 4 pacientë.