Akuzat për pastrim parash/ Ylvi Beqja dëshmon kundër Shullazit

06/12/2018 - 12:16

Biznesmeni Ylvi Beqja është rikthyer në prokurorinë e Tiranës, këtë herë për të dëshmuar në kuadër të një hetimi të ri ndaj Emiljano Shullazit. Me ndryshimet e reja ligjore janë Prokuroritë e rretheve që kryejnë hetime për pastrim parash për personat e përfshirë në krim të organizuar.

Dosja më e bujshme që ka në dorë është ndaj Emiljano Shullazit dhe personi i parë i paraqitur për të dhënë dëshmi është biznesmeni Ylvi Beqja, i cili mban statusin e të penduarit, për këtë arsye Beqja shoqërohej në Prokurori me forca speciale.

Gjithçka lidhet me çështjen e ish-hotel "Vollgës", në Durrës, pronë e cila po mbahet nën sekuestro paraprake, pasi ka dyshime të forta se është regjistruar në hipotekën e Durrësit në kundërshtim me ligjin.

Referuar dokumentacionit i dyshuari Shullazi zotëron 30% të kësaj prone, e cila shërbeu si shkak që biznesmeni Ylvi Beqja t’i paguajë nën kërcënim grupit kriminal në formën e gjobës shumën prej 500 mijë eurosh.

Krahas personazhit të shumëpërfolur, nën hetim për pastrim parash është edhe biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmia e të cilit ishte prova vendimtare për dënimin e Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

Për vite me radhë për pronësinë e hotel "Vollgës" u zhvilluan disa procese gjyqësore, mes kompanisë Saudi Brothers dhe shtetasit Zamir Hasa. Në finale, prona, vlera e të cilës shkon mijëra euro, u regjistrua në hipotekën e Durrësit ne emër të kompanisë Saudi Brothers.

Ylvi Beqja pati deklaruar se e kontaktoi Shullazin për t’i dhënë ndihmë për regjistrimin e kësaj prone dhe në këmbim do ti jepte 20% të saj. Por kur tentoi t’ia shiste një personi tjetër, Emiljano Shullazi bashkë me miqtë e tij, kërkuan 30% të sipërfaqes dhe një gjobë në vlerën e gjysmë milioni euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person është vetëplagosur me armë zjarri rreth orës 16:20 në Velipojë.

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan –Tiranë, ndërsa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Gjykata e Sarandës dha sot masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për policin grek, Marios Gogolos, i cili u arrestur gjatë ditës së djeshm

Suzana Hasula, vjeç 23 nga Arapaj e Durrësit, nënë e një fëmijë 6 muajsh është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e shkuar.

Në Gjykatën e Sarandës ka nisur seanca për masën e sigurisë ndaj policit grek të arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia e Sarandës,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen "Isa Boletini" të qytetit të Vlorës, ku një 40-vjeçar ka tentuar të djegë dy f

Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, pasi po tentonte të hynte në vend pas kthimit nga Shqipëria.

Autoritetet shqiptare arrestuan të shtunën në Sarandë një efektiv të policisë greke, i cili do të shkonte në fshatin Bularat të Gjirokast

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e pasdites së sotme në Vlorë, në fshatin Babicë.

Sherri në të cilin kanë mbetur të përfshirë një ditë më parë dy banorë të Durrësit ka degjeneruar deri në pikën, ku të dy personat i kanë