Një çantë e dyshimtë në zonën e “21 Dhjetorit” ka alarmuar policinë e Tiranës.

Çanta është gjetur nga qytetarët në një stacion autobusi pak metra larg komisariatit të policisë nr.2.

Momentalisht policia ka bërë rrethimin dhe evakuimin e të gjithë zonës ku është gjetur çanta, si dhe kanë kërkuar shërbimin e forcave xheniere në vendngjarje për të bërë të mundur përcaktimin nëse çanta paraqet rrezikshmëri apo jo.

Policia ka deklaruar se ende nuk dihet përmbajtja e çantës por është duke e trajtuar atë si një alarm për bombë.