24/01/2021 - 20:56
Një aksident me pasojë plagosjen e 6 personave ka ndodhur sonte në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit”.
Sipas policisë së Kavajës, ambulanca është përplasur me një mjet dhe për pasojë 6 persona kanë përfunduar në spital.
Kavajë/Informacion paraprak:
Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/portali DurresLajm/