Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Apeli konfirmon dënimin me burgim të përjetshëm për grekun Ethimious Efthimiu

01/03/2021 - 10:35

Apeli ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë më herët nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit për grekun Ethimious Efthimiu, të akuzuar për ekzekutimin e Devi Kasmit dy vite më parë në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi më datë 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Për këtë ngjarje ishin nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Bashkëpunëtori në krim Elton Halipajn u dënua me 33 vjet burgim. Për Marjo Meshinin, i cili dyshohet se nxori nga shtëpia Devi Kasmin natën e atentatit, dosja i kaloi Gjykatës së Tiranës. Emri i të riut u zbulua pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e Kasmit. Ai ishte kthyer në Shqipëri pas vitesh që qëndonte jashtë ku dyshohej se ishte përfshirë në narkotrafik.

Prokuroria konkludoi se këta shtetas njiheshin me njëri-tjetrin dhe planifikuan vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin Devi Kasmin. Hetimet për këtë rast u nisën nga Prokuroria e Tiranës e cila më pas shpalli moskompetencë pasi u zbulua dhe grupi strukturuar kriminal dhe baza e tyre në zonën e Yrshekut.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup, ndërsa policia dyshohet se porositës i vrasjes së tij është Domart Konjari, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare, por edhe ato franceze.

Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka dhënë detajet e para në lidhje me plagosjet në Mamurras. ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetar.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Mamurras.

Plagosën me armë zjarri një shtetas, me pasojë vdekjen e tij, kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Finalizohet operacioni policor “START & STOP”, që ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari kri

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkomb

Një punonjës i Policisë Rrugore në Durrës është plagosur lehtë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në lagjen nr.14.

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihet në pranga një shtetase greke e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”.

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përndjekur dhe më pas ka marrë me forcë në mjetin e tij ish-të dashurën.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një 60-vjeçar është vetëvrarë me çifte në Astir të Tiranës