18/04/2015 - 17:14
18 prill 2015 -Skuadra antidrogë e Torinos ndaloi në autostradë në zonën e Rondisones një veturë, që po vinte nga Milano. Në veturë u kap 1 kg heroinë e pastër, me vlerë shitje me pakicë prej 30 000 eurosh. Policët arrestuan në kushtet e flagrancës një italian 25-vjeçar dhe shtetasin shqiptar Arben Turtelli, 40 vjeç. Arbeni është emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Ai është pronar i një firme të vogël ndërtimi, që merret kryesisht me riparime ndërtesash. Firma e ka selinë në qytezën e Sholces (Sciolze) afër Torinos, në zonën Kashina Freskea (Cascina Freschea) 55.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
/portali DurresLajm/