Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi iu gjetën drogë, armë e municione luftarake.  Gjatë operacionit të koduar "Mercury", në pranga ra shtetasi Denis Muhametaj nga Llakatundi i Vlorës.

Atij iu gjetën dhe sekuestruan 1 automatik, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi, 1260 fishekë pistolete dhe kallashnikovi, 3 motora për mjete ujore, një furgon, një kamionçinë dhe një autoveturë, si dhe 15.7 kg kanabis e 340 kubikë kanabis.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi, shitja e narkotikëve", dhe "Kultivimi narkotikëve".