Një person në Durrës është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi janë kapur me armë të ftohta dhe pistoletë imituese.

Mësohet se gjatë kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. H., 43 vjeç, banues në Durrës, sepse në lagjen Nr. 1, Durrës është kapur me një thike pa leje. 

U procedua në gjendje të lirë shtetasi R. N., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në ambientet e jashtme të një shkolle iu gjet dhe sekuestrua një thikë (biçak).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 1 u kap me pistoletë alarmuese (imituese).

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Durrës.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 ose në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë dhe të paanshëm.