Armë zjarri e fishekë luftarakë, kontrolli në banesë “fundos” 50-vjeçarin

09/11/2019 - 10:50

Policia ka arrestuar një 50-vjeçar, banues në Paskuqan, pasi i është gjetur armë zjarri pa leje në banesë.

Mësohet se uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit pushkë mode 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarakë.

Njoftimi i policisë

Kamëz, Tiranë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët. Finalizohet operacioni “Paskuqani”. Vihet në pranga një 50-vjeçar. Sekuestrohet një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan 1, një 50-vjeçar mbante armë në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paskuqani”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: -I. D., 50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, rreth orës 20:50.

Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Finalizohet operacioni "Kuruesi i rremë" nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Pol

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Shkodër pasi ka plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Ba

Intensifikohen kontrollet e territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për të kultivua

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka dhunuar një punonjës të OSHEE-së për motive të dobëta.

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë me pasojë vdekjen.

Dalin emrat e grupit nga Durrësi që funksiononte duke nxjerrë emigrantë ilegalisht drejt BE-së kundrejt fitimit 1000 deri në 2500 euro.

Policia e Tiranës finalizon operacionin e koduar “Akciza” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të