Dy shqiptarë të tjerë janë arratisur burgu i Kasandrës në Greqi. Njëri prej tyre është i moshës 35 vjeç dhe gëzonte statusin "prestigjioz".

Mungesa e tij ra në sy mbrëmjen e së premtes (16 gusht) gjatë numërimit. Ai ishte dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasje.

Autoritetet e policisë po kërkojnë gjithashtu edhe një 34-vjeçar shqiptar, i cili nuk u kthye nga leja me 15 gusht 2019.

Ai po vuante dënimin me burg për vepra të ndryshme, përfshirë grabitje. Policia ka filluar kërkimet intensive për të gjetur sa më shpejt të dy të arrestuarit.

Të burgosurit në burgun Bujqësor të Kasandra jetojnë gjysmë të lirë, duke u ofruar punë në strukturën e burgut.