Pas arratisjes se bujshme të të dënuarit Mikel Kasa nga gjykata, ditën e djeshme, dy gardianë të paraburgimit të Vlorës u ndaluan.

Fillimisht policia shoqëroi tre gardianë, por pas verifikimeve u ndaluan vetëm Gjolek Hodaj dhe Granit Zani, të cilët akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura për të siguruar të arrestuarin.

Mikel Kasa 28 vjeç, i akuzuar për pengmarrje, arriti të arratisej nga salla e gjyqit në mënyrë spektakolare. Ai ishte në pritje të vendimit me gjykim të shkurtuar dhe u dënua me 3.4 vite burg, kur iku në mënyrë spektakolare nga salla e gjyqit.

Megjithëse policia ka kontrolluar disa banesa dhe ambiente, ku dyshohet se mund të ndodhej i fshehur i arratisuri Kasa, ende nuk ka rezultate për gjetjen e tij.