Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Storm”, duke arrestuar 3 persona që trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme kundrejt një fitimi monetar.

Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije “se në përfundim të operacionit u bë ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës së Tiranës, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për: O. C., 24 vjeç, banues në Fushë-Krujë; B. H., 36 vjeç, banues në Kamzë dhe T. K., 32 vjeç, banues në Fushë-Krujë”.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit.

Më pas emigrantët largoheshin nga Shqipëria në mënyrë ilegale për të arritur destinacionin e tyre që janë vendet e Evropës perëndimore.