Arrestohen 3 piratët e platformave dixhitale, si vepronin me pajisje të sofistikuara

03/06/2020 - 10:33

Tre të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë në kuadër të operacionit “Pirateria” për goditjen e rasteve të piraterisë së të drejtave televizive.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vuri në pranga: E. D., 23 vjeç, J. S., 24 vjeç dhe T. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas kanë piratuar platforma dixhitale, në dëm të disa kompanive, duke piratuar të drejtat televizive të këtyre platformave në mënyrë të paligjshme. Ky piratim është bërë nëpërmjet aparateve Dreambox, Androidbox, Set Top Box etj. Hakërimi i tyre është bërë nëpërmjet pajisjeve të sofistikuara që mundësojnë transmetimin e sinjaleve televizive.

Pagesat ndaj këtyre shtetasve bëheshin në formë cash, nëpërmjet llogarive bankare nga bankat e nivelet të dytë dhe nëpërmjet kartave të kreditit Paypal.

Në cilësinë e provës u sekuestruan katër njësi kompjuterike të cilat shërbenin për piratimin e këtyre platformave, 6 aparate celular të markave të ndryshme, 14 Dreambox, Androidbox, Set Top Box dhe një automjet.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve E. D., J. S. dhe T. K., për veprat penale të “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale dhe intelektuale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë, rreth orës 20:50.

Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar, i cili ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Finalizohet operacioni "Kuruesi i rremë" nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Pol

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Shkodër pasi ka plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Ba

Intensifikohen kontrollet e territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për të kultivua

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka dhunuar një punonjës të OSHEE-së për motive të dobëta.

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë me pasojë vdekjen.

Dalin emrat e grupit nga Durrësi që funksiononte duke nxjerrë emigrantë ilegalisht drejt BE-së kundrejt fitimit 1000 deri në 2500 euro.

Policia e Tiranës finalizon operacionin e koduar “Akciza” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të