Katër adoleshentë janë arrestuar nga Policia e Tiranës të cilët shisnin lëndë narkotike nëpër gjimnazet e kryeqytetit.

Të arrestuarit janë Spartak Perpalaj 21 vjeç i dënuar më parë  për veprën penale “Vjedhja”, Frans Meta 19 vjeç, Olsijan Kurtaj 20 vjeç dhe B. H. 17 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se Spartak Perpalaj, Frans Meta, Olsijan Kurtaj dhe B. H.,në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin kanabis sativsa pranë gjimnazeve në qytetin e Tiranës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe të lartpërmendurit janë kapur në flagrancë në rrugën  “Gjergj Legisi”, në afërsi të një shkolle të mesme.

Në momentin e ndalimit nga ana e Policisë këta shtetas kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11,2 gramë kanabis, të ndarë në porcione dhe gati për shitje,  të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.