Arrestohen 6 persona, sekuestrohet trageti, një furgon dhe mbetje të rrezikshme (VIDEO)

20/02/2020 - 21:25

Gjashtë persona kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se po tentonin të fusnin në Shqipëri fibra kancerogjene të quajtura ndryshe si Amiant. Ata janë kapur në Vlorë, ku është sekuestruar një furgon mallrash, një traget dhe një sasi e konsiderueshme amianti. 

Njoftimi i policisë Vlorë:

Finalizohet operacioni policor “Amiant”

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit.

Parandalohet dhe goditet një tentativë për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë

Vihen në pranga 6 persona përgjegjës.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale trageti, një furgon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri, u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë

A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë

A. G., 48 vjeç, banues në Vlorë

F. T., 71 vjeç, banues në Vlorë

E. Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë

Z. K., 45 vjeç, banues në Vlorë

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria s

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua në datën 24 mars, nga policia e Tiranës, për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas.

  • Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes DVP Durrës dhe Interpol Tirana vë në pranga një të kërkuar, i dënuar në Itali pë

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, p

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro.

Një fëmijë shqiptar 7 muajsh e gjysmë u diagnostikua me Covid 19 në ishullin e Rodosit në detin Egje, rasti i parë në ishull.

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Poloskë të Devollit.

Një shqiptar nga Tropoja, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar është dënuar nga një gjykatë angleze pasi u kap me

Gjashtë dyqane, të ndodhura në zonën historike të Vlorës, janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.