Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh nga Durrësi, që u konstatuan të dehur.

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur dhe ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.