Arrestohen dy persona në Tiranë për armëmbajtje pa leje

15/06/2019 - 14:51

Forcat e Posacme "Shqiponjat" kanë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë.

Në bashkëpunim me policinë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A.D, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ai u kap me armë zjarri pistoletë të markës GLOCK, me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë në rrugën "Dervish Hatixhe".

Policia arriti të parandalonte edhe një rast të dhunës në familje. Oficerët arrestuan në flagrancë shtetasin B.F, 42 vjeç, banues në Tiranë.

"Arrestimi u bë pas njoftimit të marrë se ky shtetas ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale", njoftoi Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoritetet doganore italiane kanë sekuestruar 220 kartëmonedha false të prerjes 50-euroshe në një autobus të linjës Shqipëri-Itali.

Dy shqiptarë të moshës 41 dhe 45 vjeç janë arrestuar nga karabinierët në Varese, me akuzën për vjedhje të automjeteve dhe të apartamentev

Policia e Shtetit ka njoftuar se janë dokumentuar vepra të tjera penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve,në Drejtorinë Vendore Durrës, arrestuan në flagrancë një person pasi u kap me lëndë

Një burrë 54-vjeçar nga Durrësi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar "Ekol".

Policia e Tiranës në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë natës ka

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në Gjirokastër.

Një 30-vjeçare në Montichiari, të Italisë është detyruar të martohet me një trafikant shqiptar për të shlyer borxhet nga trafikimi i drog