Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Savona të Italisë, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.  Sipas mediave italiane, të rinjtë B.E. dhe L.A., të dy 22 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e djeshme.

Të dy shqiptarët ishin në një makinë që po lëvizte me shpejtësi të ulët,  por tërhoqi vëmendjen e patrullës së policisë. Më pas policia urdhëroi ndalimin e makinës dhe pas kontrollit u gjet dhe sekuestrua 4 gramë kokainë e ndarë në 6 doza të gatshme për t’u shitur.