Policia  ka arrestuar dy vëllezër gjatë një aksioni të etiketuar “Osoja” në Skrapar. Hetimi 1-mujor i uniformave blu zbuloi se Kalem Muçaj 51 vjeç dhe Elmas Muçaj 41 vjeç, të dy banues në fshatin Osojë, dispononin armë zjarri dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën 69 fara narkotike kanabis sativa, dy kallashnikovë model 56, 4 krehëra kallashnikovi dhe 4711 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/1 të Kodit Penal.