Arrestohen në flagrancë 3 persona në Tiranë

10/09/2019 - 15:08

Policia e Tiranës ka goditur sot disa raste të trafikut të lëndëve narkotike, në disa zona të kryeqytetit, duke arrestuar 3 persona dhe proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër.

Në total janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 53 doza me lëndë të dyshuar kanabis, gati për shpërndarje.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza

Kontrollet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”.

Gjatë orëve të fundit goditen dy raste të shpërndarjes së lëndës narkotike, ku 3 persona janë vënë në pranga dhe 1 tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale 53 doza me lëndë të dyshuar kanabis, gati për shpërndarje.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja” në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, ka ushtruar kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Shërbimet e Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Dritan Hoxha”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë;

– K. A., 25 vjeç, banues në Tiranë;

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, në rrugën “Dritan Hoxha”, shërbimet e policisë iu gjetën 19 doza me lëndë të dyshuar kanabis. Këta shtetas për shitjen e lëndës narkotike me bazë porosie, në katin e parë të një pallati, shfrytëzonin pjesën e jashtme të murit të një bilardoje, ku mbanin dhe linin për shitje lëndën narkotike.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shigjeta” e “Shqiponja”, në rrugën “Petro Marko”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve).

Gjithashtu është proceduar në gjëndje të lirë shtetasi: D. A., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Petro Marko”, këta dy shtetas kanë qenë duke qëndruar së bashku dhe në momentin që shërbimet e policisë janë afruar për kontroll shtetasi K. D. ka hedhur në shkurre një qese me 34 doza me lëndë të dyshuara kanabis.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person ra në prangat e bluve të Durrësit pasi Policia Kufitare në port gjeti dhe sekuestroi 11 kg heroinë në makinën e tij.

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu sekuestrua një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Dibër, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe h

Një 21-vjeçar shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç.

Një tjetër rast që operonte në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve është goditur sot nga policia në Korc

Arrestohet nga policia një person në Durrës, i akuzuar për veprën penale" Vjedhja me dhunë".

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një person pasi akuzohet për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit është ndaluar nga Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh, të cil

Arrestohet në flagrancë në Durrës një 45-vjeçar, pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe mbante me vete edhe armë pa leje.