Drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohen në flagrancë 3 shoferë në Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. G., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 5, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; 

Xh. S., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi; 

A. M., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur, ka shkaktuar aksident rrugor me 4 mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.